14-vjeçar Luis.M i plagosur me thikë disa ditë më parë pranë shkollës “Fan Noli” ka dalë nga spitali pas trajtimit mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës.
Burime bëjë me dije se i mituri ka lënë sot ambientet spitalore ditën e sotme pas kontrolleve të fundit mjekësore që konfirmuan stabilizimin e gjendjes së tij, raporton euronews.al
Sipas mjekëve, adoleshenti iu nënshtrua ndërhyrjeve të nevojshme mjekësore menjëherë pas ngjarjes, të cilat kanë rezultuar të suksesshme.
“Gjendja e tij tashmë është e qëndrueshme dhe nuk paraqet rrezik për jetën. Pacienti do të vijojë rikuperimin në shtëpi, duke ndjekur këshillat dhe rekomandimet tona”, deklaroi ekipi mjekësor që ndoqi rastin.
Luis M. mbeti i plagosur me thikë në një konflikt para shkollës Fan Noli disa ditë më parë ku humbi jetën shoku i tij Martin Cani