Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane nga Vetëvendosje, Alban Bajrami, i është kundërpërgjigjur ambasadorit të Gjermanisë, Jorn Rohde, i cili i kërkoi Qeverisë së Kosovës që ta dërgojë draft-statutin Evropian për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese, ndryshe sic ka thënë Rohde Kosova mund ta humb shansin për anëtarësim në Këshillin e Evropës sepse janë nëntë vende brenda Këshillit që po e kërkojnë këtë. Deputeti Bajrami e quan kusht të padrejtë ndërlidhjen e Asociacionit me Këshillin e Evropës.
“Kjo është më shumë cështje e unitetit të Bashkimit Evropian. Ndoshta ndonjë vend i caktuar mund të ketë ndonjë interes të caktuar që synon ta kushtëzoj tek anëtarët për në rastin e Kosovës. Por, kjo nuk do të thotë se cdo teke e një vendi mund të bëhet kusht zyrtar i BE-së. Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të jetë kusht për shkak se nuk ka të bëjë me rregullat dhe kushtet të cilat kërkohet për anëtarësim në Këshill të Evropës”, tha Bajrami për rtv21.
Ambasadori Rohde tha se Kosova duhet të ndërmarr hapa për themelimin e Asociacionit.
“Kosova t’i kryej detyrat e saj, konkretisht ta çojë përpara çështjen e Asociacionit. Ka pasur një letër e datës 14 maj nga kancelari im, kryeministrja e Italisë dhe presidenti francez e cila qartësisht e nënvizon rrugën për anëtarësim në Këshill të Evropës. Këta janë liderë të lirë evropianë, votat e të cilëve ju synoni t’i merrni. Dhe dua t’jua rikujtoj që nuk janë vetëm pesë shtete mosnjohëse në Këshillin e Evropës, por janë nëntë, apo dhjetë më duket. Prandaj, ne duam që kjo të shndërrohet në një sukës”, tha Rohde