Haliti i VV-së ankohet për opozitën: S’po zgjedhin forma për ta luftuar Kurtin – po e luftojnë shtetin

by Nexhat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Enver Haliti, ka reaguar ndaj deklaratave të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe padisë së paralajmëruar ndaj deputetes së LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

Sipas tij, opozita po ndjek forma të papranueshme për ta sulmuar kryeministrin Albin Kurti dhe LVV-në, duke dëmtuar, në të njëjtën kohë, sipas tij, interesat e shtetit të Kosovës.

banner

“Në njëfarë forme janë lajmëruar vet PDK-ja. Dhe në emisionin ‘Debat Plus’ ku ishte e ftuar për mes linjës direkte edhe Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, u detyrua t’i thotë dhe emrat e personave që apostrofohen. Kështu që asgjë nuk është për tu çuditur për shkak se sidomos partitë opozitare nuk po zgjedhin forma për ta luftuar, duke menduar që po e luftojnë VV-në dhe Albin Kurtin. Mirëpo, po e luftojnë shtetin e Kosovës”, ka thënë Haliti në FIVE të Dukagjinit.

Haliti e cilësoi si të besueshme deklaratën e Kryeziu-Hyseni lidhur me zyrtarin e PDK-së, Bernard Nikaj dhe Petrit Selimi, ish-zyrtar i PDK-së, të cilët janë akuzuar për lobim që të mos hiqen masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

“Nuk konsideroj që është një e pavërtete ajo që ka thënë zonja Kryeziu. Dhe besoj që e ka sqaruar mjaftueshëm”, ka shtuar Haliti.

Ai theksoi se informacionet e deputetes Kryeziu-Hyseni janë të bazuara në burime të besueshme nga zyrtarët e BE-së dhe se çështja e padive është kthyer në një “hajgare”.

“Çështja e padive është bërë si hajgare më thënë kështu më thjesht. Për shkak e ato informacione i ka marrë nga zyrtarë të BE-së, që ia kanë konfirmuar kryetares së komisionit. Dhe nuk besoj që ka ra në atë nivel kryetarja e komisionit, që të thotë diçka të pavërtetë zyrtarët me të cilët janë taksuar ata dy personat e apostrofuar”, ka theksuar Haliti.

Deklarata e tij vjen pas akuzave të Vlora Çitakut, Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, e cila ka akuzuar LVV-në për propagandë ndaj partisë së saj.

Çitaku njoftoi se PDK do të ngrejë padi për shpifje ndaj Kryeziu-Hyseni, duke e akuzuar për përpjekje për të njollosur partinë dhe individët e saj me akuza të pabazuara.

Në një postim në Facebook, Kryeziu-Hyseni ka kundërshtuar akuzat e Çitakut, duke e cilësuar reagimin e saj si një përpjekje për të shmangur përgjegjësitë për lobimin që lidhet me sanksionet ndaj Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy