Haradinaj për shpërthimet në Ibër e Zubin Potok: Pasojë e politikës së gabuar të Qeverisë, mjaftë më me filma

by Nexhat

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka thënë “mjaft më me filma”, Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti pas shpërthimit të sotshëm në kanalet e Lumit Ibër,

Ai ka thënë se shpërthimet e ditëve të fundit në veri, po manifestojnë manifeston mungesën e qasjes proaktive të Qeverisë së Kosovës

banner

“Shpërthimi i sotshëm në Ibër si edhe shpërthimi i mëparshëm në Zubin Potok manifeston mungesën e qasjes proaktike të Qeverisë së Kosovës dhe është pasojë e një politike krejt të gabuar të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pjesë të Kosovës. Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane. Filmat, naivitieti dhe mosnjohuria me esencën e problemit nga ana e zyrtarëve politikë të Qeverisë po rrezikon infrastrukturën strategjike të Kosovës. Mjaft më me filma!”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy