Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll në treg

by Nexhat

Çmimet e produkteve të konsumit, krahasuar me vitin e kaluar, kanë shënuar sërish rritje. Qytetarët janë ankuar se çmimet janë të larta, teksa janë shprehur se po presin që të njëjtat të bien gjatë festave të fundvitit. Ndërsa njohës të ekonomisë kërkojnë që të ketë më shumë kontrolle në treg, në mënyrë që të mos abuzohet me çmimet.

Çmimet e produkteve ushqimore, qytetarëve po u duken të larta. Si rrjedhojë, një pjesë e konsumatorëve thonë se zakonisht presin që gjatë festave t`i mbushin shportat ushqimore, për shkak të zbritjeve.

banner

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës flasin për rritje të çmimeve të konsumit gjatë muajit tetor, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Për 11.3% janë rritur çmimet e kafesë dhe të çajit, për 6.2% të ujit mineral e lëngjeve, për 3.7% çmimet e qumështit, djathit dhe të vezëve, ndërsa për 3.1% ato të mishit.

Lulzim Beqiri, njohës i ekonomisë thotë se institucionet duhet të fokusohen në mbikëqyrjen e çmimeve në treg.

Për të diskutuar rreth Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut dhe Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, të martën u mblodh Komisioni Parlamentar për Ekonomi. Mbledhja dështoi, në mungesë të kuorumit./RTK

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy