11
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar shqiptarët për 80-vjetorin e Çlirimit.
Ai ka ndarë në rrjetet e tij sociale pamjen e vogëlushit Dians, i cili ka ardhur në jetë ditën e djeshme, në ditën e pavarësisë, në maternitetin “Koço Gliozheni”.
“Mirëmëngjes dhe me Diansin, vogëlushi që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” dje, Ditën e bekuar të Pavarësisë, ju uroj sot të gjithëve Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit”, shkruan Rama.