Mujka i Ibër Lepencit e quan “sulm terrorist” shpërthimin në kanalin e ujit në Zubin Potok

by Nexhat

Faruk Mujka, drejtor i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci”, e ka dënuar shpërthimin që është bërë në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Për Klankosova.tv, ai ka treguar edhe problemet që u solli ky shpërthim.

banner

“Ky është një akt terrorist për ne, është hedhur një mjet shpërthyes në infrastrukturën e kanalit të ujit të Ibër Lepencit”.

“Është dëmtuar kanali kryesor që furnizon me ujë kompanitë ujësjellëse dhe Korporatën Energjetike të Kosovës”, ka thënë Mujka.

Mujka ka shtuar se qytetarët nuk kanë furnizim me ujë dhe KEK-ut ka problem që “t’i ftohë turbinat”.

Tutje, i njëjti shtoi se ekipet punuese  janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e dëmit nga shpërthimi në kanalin e ujit të “Ibër Lepencit”.

“Jemi duke u marrë me sanimin, ekipet janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Mujka

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy