Policia jep detaje për shpërthimin në Zveçan

by Merita

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë para mesnate ka pas një shpërthim që dyshohet se ka qenë granate dore e llojit M-75.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani tha për kp se sulmi ka shkaktuar dëme materiale.

banner

“E njëjta ka shkaktuar dëme materiale në ndërtesën e Komunës së Zveçanit e poashtu edhe në 4 vetura që kanë qenë të parkuara aty afër. Nuk ka të lënduar apo të dyshimtë, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, tha Elshani.

Policia sipas tij mbetet e përkushtuar që të vazhdojë të ofrojë shërbimet ndaj qytetarëve të veriut të vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy