SHBA dënon sulmin ndaj kanalit të Ibër Lepencit: Kemi ofruar mbështetjen tonë të plotë që të identifikohen kriminelët

by Nexhat

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur shqetësimin e madh të vendit të tij për situatën e sigurisë në veri të Kosovës pas shpërthimit të fundit në kanalin e Ibër-Lepencit.

Ai thotë se SHBA dënon ashpër sulmin ndaj kanalit të Ibër Lepencit në Zubin Potok, të cilin e ka cilësuar si një sulm ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës, që dëmton furnizimin me ujë dhe funksionimin e centraleve energjetike.

banner

“Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmin e 29 nëntorit në infrastrukturën kritike në Kosovë duke dëmtuar një kanal ujor në Zubin Potok që është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe funksionimin e termocentraleve të Kosovës”.

Ambasadori Hovenier ka bërë thirrje për një hetim të plotë dhe ka ofruar mbështetjen e plotë të SHBA-së për autoritetet kosovare për të identifikuar dhe ndëshkuar përgjegjësit

“Ne jemi duke e monitoruar situatën nga afër, do të mbështesim një hetim gjithëpërfshirës dhe i kemi ofruar mbështetjen tonë të plotë Qeverisë së Kosovës për të siguruar që personat përgjegjës për këtë sulm kriminal të identifikohen dhe të mbahen përgjegjës”.

Ai ka dënuar gjithashtu sulmet me granata që ndodhën në Zveçan më 26 dhe 28 nëntor, duke theksuar se këto veprime të dhunshme nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe janë sulme kundër autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës.

SHBA-ja ka rikonfirmuar mbështetjen e saj të fuqishme për qeverinë dhe popullin e Kosovës, duke shprehur solidaritetin në përballjen me këto sulme kriminale

Jeffrey Hovenier>

The United States strongly condemns the November 29 attack on critical infrastructure in Kosovo damaging a water canal in Zubin Potok that is essential to Kosovo’s water supply and, operation of Kosovo’s power plants. We are monitoring the situation closely, will support a comprehensive investigation, and have offered our full support to the Government of Kosovo to ensure that those responsible for this criminal attack are identified and held accountable. We likewise condemn the recent grenade attacks at the Zvecan police station on November 26 and at the Zvecan municipality building on November 28. These violent actions have no place in a democratic society, and those responsible for these criminal attacks against the legitimate authorities of the Republic of Kosovo should be held accountable. The United States will continue to stand in solidarity with the people and Government of Kosovo in the face of such criminal attacks

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy