Trent Alexander-Arnold po kalon vitin e tij të nëntë si pjesë e ekipit të parë të Liverpoolit.
Por duket se për mbrojtësin anglez këta janë muajt e fundit si pjesë e skuadrës së qytetit, pasi ai do të largohet në verë nga Anfield.
26-vjeçari do të largohet si lojtar i lirë dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë në Santiago Bernabeu te Real Madridi.
Te Liverpooli duket se janë dorëzuar sa i përket mbajtjes së Arnold dhe tanimë kanë filluar të shikojnë opsione të tjera.
The Sun ka raportuar se mbrojtësi holandez i Bayer Leverkusen, Jeremie Frimpong po shihet si zëvendësuesi i Alexander-Arnold në Anfield.
23-vjeçari holandez në 18 ndeshje ka shënuar një gol dhe ka asistuar në shtatë të tjerë, derisa trajneri Arne Slot ka kërkuar transferimin e tij.
Për të arritur te ylli holandez, Liverpooli duhet të shpenzojë 50 milionë euro.