Sipas një raportimi të fundit nga mediumi turk Aksam, Vedat Muriqi duket se është shumë pranë largimit nga Mallorca dhe pritet rikthimi i tij në Superligën e Turqisë.
Muriqi i cili paraprakisht ka qenë pjesë e Fenerbahces klub nga i cili u largua në vitin 2020, pritet që të rikthehet sërish në elitën e futbollit turk ku tashmë janë dhënë edhe disa detaje që fshihen prapa kësaj lëvizje
Bëhet fjalë për dy gjigantët turk Galatasaray dhe Fenerbahce që janë në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për të siguruar shërbimet e reprezentuesit kosovar.
Muriqi po shkëlqen me fanellën e Mallorcas teksa kujtojmë se sezonin e kaluar e përfundoi me 7 gola dhe 2 asistime, ndërsa këtë sezon ka realizuar 2 gola dhe ka 1 asistim.
Galatasaray po e kërkon sulmuesin kosovar për shkak të lëndimit të rëndë që ka pësuar Mauro Icardi ndërkohë drejtuesit e Fenerbahces nuk po i bind marokeni Youssef En-Nesyri.
Gjithnjë sipas raportimit, Muriqi ka dhënë ‘dritën e gjelbër’ për rikthimin në Turqi pasi tashmë e njeh ambientin atje.
Për transferimin e Muriqit do të duhej që në drejtim të Mallorcas të paguhen rreth 5 milionë euro, ndërsa lojtari pritet që të nënshkruajë një kontratë tri vjeçare.
Deri më tani nuk dihet se kush nga dy klubet është më favorite për të siguruar shërbimet e Muriqit, por këtu pritet të luajë rol edhe dëshira e vet lojtarit dhe në ditët në vazhdim pritet të ketë zhvillime më të mëdha