20
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku si pasojë është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.
Kjo është konfirmuar në “Politiko” nga kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.
“Nuk ka dëme në njerëz. Në një shtëpi ka dëme materiale. Është dëmtuar kanali i Ibër Lepencit i cili e përcjell ujin në dy zonat nga komunat Mitrovicë e deri te Obiliqi atje”, ka thënë Zeqiri.
Zeqiri ka theksuar se shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.
“Është bo një shpërthim bukur i forte dhe dëmtimet janë shumë të mëdha”, ka thënë Zeqiri.