KEK | Termocentralet po punojnë normalisht, menaxhimi me energji elektrike është stabil

by engel

Korporata Energjetike e Kosovës ka reaguar pas shpërthimit në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit. Nga kjo korporatë kanë thënë se se operimi i termocentraleve po vazhdon normalisht dhe menaxhimi i furnizimit me energji elektrike është stabil dhe i qëndrueshëm, përkundër sulmit të mbrëmshëm në kanalin e Ibër Lepencit.

KEK ka thënë se po vazhdon të operojë me dy njësi të TC Kosova B dhe dy njësi të TC Kosova A, të cilat nuk janë prekur nga mungesa e ujit nga kanali.

banner

“Po ashtu, në rast nevoje, KEK ka siguruar kapacitetin prej 150 Më nga KESH, i cili do të shfrytëzohet për të mbështetur furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike.”

“Korporata Energjetike e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë, po vazhdon angazhimet për normalizimin e gjendjes, duke përfshirë edhe institucionet e tjera përkatëse. Të gjitha palët janë të angazhuara në koordinim të ngushtë dhe po punojnë pa ndërprerje për të minimizuar ndikimet dhe për të siguruar furnizimin e qëndrueshëm me ujë për TC Kosova B dhe me energji elektrike për qytetarët dhe sektorët e tjerë të rëndësishëm.” – thuhet në njoftimin e KEK-ut drejtuar mediave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy