Pas ndalimit të organizatës për bamirësi, Naomi Campbell pritet të jetë e pafajshme dhe se u manipulua

by jonzefaj

Naomi Campbell është ndaluar nga ushtrimi i detyrës si drejtuese e organizatës bamirëse Fashion for Relief, pas identifikimit të disa mangësive në menaxhimin e saj.

Supermodelja planifikon ta apelojë këtë vendim të Komisionit të Mbikëqyrjes së Organizatave Bamirëse, i cili e ka ndaluar atë të menaxhojë organizatën për pesë vjet.

banner

Një burim i afërt me Naomi-n ka shpërndarë informacionin, duke thënë se ajo është thellësisht e tronditur nga ky vendim. Ajo ka kërkuar që avokatët e saj të hetojnë çfarë ndodhi brenda organizatës dhe si erdhi deri te diskualifikimi i saj.

Hetimi ka zbuluar prova që sugjerojnë se Naomi mund të ketë qenë viktimë e një mashtrimi të sofistikuar përmes një “e-maili të rremë”.

Burimi ka shtuar se Naomi është shokuar nga rezultatet e hetimeve të avokatëve të saj, të cilët zbuluan se ajo nuk ka qenë e vetëdijshme për ngjarjet që po ndodhnin brenda organizatës, dhe se ajo mori informacion vetëm pas raportit të komisionit. Këto prova mund të çojnë në një hetim të ri nga ana e komisionit.

Dokumentet ligjore që po paraqesin ankimin përmbajnë disa arsye, përfshirë parregullsi në procesin e vendimmarrjes dhe shkelje të të drejtës për një gjykim të drejtë.

Në muajin shtator, komisioni konstatoi keqpërdorime të mëdha të fondeve të organizatës, duke përfshirë përdorimin e parave bamirëse për të paguar akomodimin luksoz në një hotel me pesë yje gjatë Festivalit të Kanës.

Sipas raportit, Naomi ka shpenzuar rreth 7800 paund (9386 euro) për tri netë qëndrimi, ndërsa anëtarët e tjerë të ekipit qëndruan në kushte më të thjeshta, që komisioni e konsideroi të pabesueshëm.

Për më tepër, u zbulua se organizata kishte shpenzuar mbi 1.6 milionë paund (1.9 milion euro) për një mbrëmje bamirësie, ndërsa për qëllime humanitare ishin dhuruar vetëm 5000 paund (rreth 6000 euro) gjatë një periudhe 15-mujore. Komisioni gjithashtu ka vërtetuar se nga prilli 2016 deri në korrik 2022, vetëm 8.5% e shpenzimeve të përgjithshme ishin përdorur për aktivitete bamirësie.

Naomi Campbell e ka themeluar organizatën e saj Fashion for Relief në vitin 2005.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy