Presidentja Osmani anulon viziten e planifikuar zyrtare në Brunei

by engel

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka anuluar vizitën shtetërore në Brunei, shkaku i zhvillimeve të sigurisë në vend. Presidenca e Kosovës ka njoftuar se Osmani pas sulmeve terroriste në infrastrukturën jetike të Republikës së Kosovës, ka anuluar vizitën e planifikuar shtetërore në Brunei.

Presidentja ishte paraparë të udhëtonte sot në mëngjes për Brunei.

banner

Në një bisedë telefonike të zhvilluar sot, Presidentja Osmani e ka njoftuar Madhërinë e Tij Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah, me zhvillimet aktuale të sigurisë në vend dhe janë dakorduar që vizitën e paraparë ta realizojë në një të ardhme të afërt dhe në një kohë të përshtatshme për të dy palët.

Ky vendim u mor pas shqyrtimit të kujdesshëm të situatës në zhvillim të sigurisë dhe nevojës për t’u koordinuar me të gjitha institucionet në vend në mënyrë që të garantohet siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy