Shpërthimet e skandaleve të qeverisjes së Kurtit dhe shpërthimet në veri

by Merita

Shpresa dhe frika janë emocione të fuqishme për secilin njeri dhe janë armët më të fuqishme në lojën e politikanëve. Këtij kryeministri i ka mbetur vetëm kjo e dyta dhe shpëtim po kërkon te polarizimet, tensionet, Selbia-Selbia.

Megjithatë, ai nuk duhet të luajë me fatin e Kosovës, veç pse po rrezikohet fati i tij politik.

banner

Nuk duhet t’i përdorë aktet terroriste të kujdoqofshin për t’i terrorizuar qytetarët me retorikë populiste si kryeministër, pavarësisht që si opozitar i ka përdorur aktet terroriste edhe për t’u ngjitur në pushtet.

Shpërthimet e skandaleve të qeverisjes së tij nuk po i ngatërrojnë me shpërthimet në veri as mediat dhe as opozita, por qëllimshëm po i ngatërron vetë ai.

Nëse e analizojmë kronologjinë, shqetësuese është edhe tentativa e para pak javësh e këtij kryeministri që t’ia heq kompetencat presidentit të shtetit me plotësim/ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Sigurisë dhe ta derregullojë mandatin, funksionimin, kompetencat dhe përbërjen e këtij këshilli në gjendje të jashtëzakonshme, të cilin “operativja” e deritashme politike e tij ia ktheu Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë që partitë politike nuk duhet ta ndjekin agjendën e tij, le të shpresojmë që ky kryeministër i papërgjegjshëm dhe i dështuar nuk po shpreson të gjejë shpëtim edhe në ndonjë gjendje të jashtëzakonshme!/Nga Adil Behramaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy