55
Pas shpërthimit në Ibër Lepenc, mediat serbe raportojnë për tre të arrestuar në veri. Kanë raportuar se Policia e Kosovës është duke e zhvilluar një aksion bastisjesh në tri komuna në veri të Kosovës. Raportohet edhe për disa persona të arrestuar.
Media serbe “Nova” raporton se kërkimet janë duke u zhvilluar në disa lokacione në Zubin Potok. Ky medium thotë se të paktën tre persona u arrestuan. Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksionin, por ende nuk ka deklaruar se i njëjti ka lidhje me shpërthimin e mbrëmshëm. Po ashtu është raportuar për një të arrestuar në Leposaviq.