Abazi i bashkohet AAK-së: Idenë e Skënderbeut për ta mbrojtur Kosovën e gjeta vetëm këtu

by Nexhat

Deputeti i larguar i LVV-së, Haki Abazi ka zyrtarizuar sot anëtarësimin e tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit edhe kandidimin e tij si deputet nga kjo parti në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Në një konferencë për media, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj foli për rëndësinë e integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike dhe anëtarësimin e vendit në NATO.

banner

Ai theksoi se ky është një hap i domosdoshëm për forcimin e sigurisë dhe zhvillimit të Kosovës.

“Të gjithë ne duhet ta bëjmë pjesën tonë të çmuar që Kosova të tejkaloi sfidat dhe të kthehet në familjen e vet euroatlantike,” tha Haradinaj, duke i uruar mirëseardhjen Haki Abazit në AAK dhe listën e deputetëve për zgjedhjet e 9 shkurtit

“Kolegu Haki Abazi i takon këtyre njerëzve, në shumë etapa të rrugëtimit tonë e ka bërë pjesën e vet të çmuar.  Ishte aktiv në çështje dhe procese të rëndësishme për vendin. Përvoja ime e bashkëpunimit me të në parlament ka qenë e mirë”, tha Haradinaj.

Nga ana e tij, Haki Abazi shprehu falënderime për mikpritjen dhe nënvizoi se integrimi në NATO mbetet prioriteti kryesor i Kosovës. Ai theksoi se AAK ka një vizion dhe plan të qartë për arritjen e këtij objektivi.

“Integrimi në NATO është prioriteti mbi prioritetet e Kosovës,” tha Abazi, duke shtuar se kthimi te demokracia është gjithashtu një element kyç për stabilitetin e vendit.

Abazi gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të përbashkët dhe forcimin e unitetit për të përballuar sfidat që i janë paraqitur Kosovës. ”

“Dua ta falënderoj këtë shtëpi të madhe që idenë e Skënderbeut me i ba thuprat bashkë për mos me u thy në këto situata shumë delikate të sigurisë në Ballkan, e kam gjetur vetëm të AAK-ja. Unë kam vendosur që të jem krahu i Haradinajt dhe miqve që janë këtu në këtë subjekt”, përfundoi Abazi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy