“Akt terrorist i planifikuar”! Kryetari shqiptar i Zubin Potokut për shpërthimin e kanalit të ujit: Ngjarje të tilla s’janë parë as gjatë luftës, grupet kriminale serbe…

by Nexhat

Kryetari shqiptar i komunës së Zubin Potokut Izmir Zeqiri, në një lidhje me Skype në News 24 foli për shpërthimin e kanalit të ujit në këtë zonë të Kosovës

Zeqiri theksoi se shpërthimi i kanalit të ujit është një akt terrorist i planifikuar. Ai deklaroi se ngjarje të tilla nuk janë parë as gjatë luftës. Ai tha se grupet kriminale të mbështetura nga Serbia duan destabilitet në Kosovë, duke shtuar se këtë gjë nuk do te realizojnë

banner

Izmir Zeqiri, kryetar i komunës së Zubin Potokut: Parmbrëmë kam marrë informacionin se një kanal uji ka shpërthyer. Jam informuar nga policia lokale se është sulmuar në një kanal, që është arterie jetike për gjithë qytetarët e Kosovës. Unë nuk e kam larg nga shtëpia. Sulmi është terrorist. I tillë sulm nuk ka ndodhur as gjatë luftës. Menjëherë ka shkuar policia në vendngjarje dhe emergjencat e organet e sigurisë. Ka pasur shpërthim paraprak. Ka pasur një dëmtim të madh në kanal. Aty ka pasur edhe bagëti. Pasoja në njerëz nuk ka pasur. Dëmet e mëdha janë në ndërprerjen me ujë të qyteteve kryesore të Kosovës. Akoma nuk është bërë një vlerësim i dëmit, por kjo pasojë mund ta lërë pa ujë gjysmën e Kosovës. Është gjetur një alternativë për furnizim me ujë, janë vendosur disa gypa dhe rrregullohen ato thyerje

Kemi punuar gjithë natën, që të fusim në funksion furnizimin me ujë. Ekipet teknike kanë punuar gjithë natën për të furnizuar me ujë popullatën. Nuk besoj se do ketë problem me furnizimit me ujë, megjithëse duhet punë për të kthyer situatën në normalitet. Janë gjetur edhe armatim e mjete shpërthyese. Ka edhe persona të arrestuar dhe janë kapur edhe arsenal armësh. Janë grupe kriminale e paramilitare, që janë të financuara nga Serbia. Janë grupe, që mbështeten nga Serbia, vetëm që të prishin rendin kushtetues të Kosovës. Liderët e Serbisë kanë dhënë deklarata të rrejshme. Vuçiç nuk është shkëputur nga retorika e Millosheviçit. Qytetarët janë të sigurt në Kosovë, por grupet kriminale vazhdojnë që të veprojnë herë pas here. Në terren janë edhe njësitë amerikane, edhe KFOR është gjithashtu në terren. Ndërkombëtarët po ndihmojnë Policinë e Kosovës, në mbështetje për siguri dhe logjistikë. Ky është një akt kriminal i kryer i qëllimtë. Edhe qytetarët si shqiptarë, ashtu edhe serbët, mos ta dëgjojnë logjikën e shërbimeve sekrete serbe, por t’i kthehen normalitetit dhe të zbatojnë ligjet demokratike të Republikës së Kosovës. Qytetarët të bashkëpunojnë me organet e rendit për çdo shqetësim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy