Djali i Jakup Krasniqit shkon në Hagë për ta vizituar babanë bashkë me vajzën e tij

by Nexhat

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi ka udhëtuar për në Hagë bashkë me vajzën e tij të vogël për ta vizituar ish-zëdhënësin e UÇK-së i cili bashkë me tre ish krerë të tjerë të luftës po mbahen tash e 4 vjet në paraburgimimin e Gjykatës Speciale.

Djali i Jakup Krasniqit shkroi në Facebook se kjo vizitë pas festave tëntorit ishte “përqafim i historisë, krenarisë dhe sakrificës”.

banner

“Erdha në Hagë për të festuar së bashku me babain tim Ditën e Flamurit, daljen e parë publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit legjendar, Adem Jashari. Këto momente përfaqësojnë frymën e lirisë që ne si popull kemi gëzuar përmes sakrificave të mëdha”, shkroi ai.

Ai tha se këto vizita në Hagë “nuk janë thjesht familjare, por edhe nderim e respekt për çdo shqiptar që ka bërë rrugë të gjatë drejt lirisë”.

“Vij për të nderuar ata që dhanë gjithçka dhe për të kujtuar se liria jonë dhe ajo e vajzës time është e rrënjosur në emrin e çdo çlirimtari, të gjallë apo të rënë, mban emrin më të çmuar, atë të UÇK-së”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy