Genc Burimi: Lirimi i Berishës, pasojë e presionit ndërkombëtar. Luajti rol dhe fitorja e Trump

by Nexhat

Analisti Genc Burimi, në një lidhje me Skype në News 24 ka komentuar lirimin e kreut të PD Sali Berisha nga ana e GJKKO-së

Burimi tha se lirimi i Berishës është pasojë e presionit ndërkombëtar. Sipas Burimit, ndërkombëtarët janë “zgjuar” pas zgjedhjes së Donald Trump si president i Amerikës. Sipas tij, në Shqipëri është problem fakti që zgjedhjet që mbahen janë të manipuluara

banner

Genc Burimi: Lirimi i Sali Berishës është pasojë e një presioni ndërkombëtar. Ndërkombëtarët u zgjuan pas zgjedhjes së Donald Trump. Ndërkombëtarët herë pas here ndërhyjnë në vend. Ndërkombëtarët nuk kanë dëshirë që të shikojnë një Shqipëri në gjullurdi. Sa më normalitet të ketë në opozitë, më mirë është për demokracinë, që zgjedhjet mos të kontestohen

Nëse “kapiteni” i një ekipi rikthehet në fushë (siç ndodhi me rikthimin e Berishës) kjo i jep entuziazëm në fushë skuadrës, por kjo nuk garanton fitoren. Duhet që zgjedhjet mos të jenë të manipuluara dhe këtë e thonë raportet ndërkombëtare. Në Shqipëri është bërë sport kombëtar që partia në pushtet përdor taksat e shqiptarëve për favor të saj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy