Juventusi ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Lecces në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit italian.
Mysafirët e nisën më mirë këtë ndeshje duke dominuar kundërshtarin dhe duke krijuar dy raste të shpejta për gol
Khephren Thuram në minutën e gjashtë dhe Francisco Conceicao në minutën e tetë patën secili nga një rast të mirë shënimi, por nuk arritën ta gjejnë golin.
Lecce në ndërkohë rastin e parë në këtë sfidë e pati në minutën e 55-të me Tete Morenten, gjuajtja e të cilit u prit me lehtësi nga Perin.
Goli i avantazhit për ‘Zonjën e Vjetër’ erdhi tek në minutën e 68-të ku Andrea Cambiaso me ndihmën e një devijimi arriti ta çojë topin në rrjetë për rezultatin 1-0.
Teksa dukej se ndeshja do të përfundonte me fitoren e Juventusit, vendasit ia dolën të barazojnë rezultatin në fund të takimit.
Po zhvillohej aksioni i fundit i takimit kur në minutën e 94-të Ante Rebic u gjend mirë brenda zonës për të shënuar për rezultatin 1-1 që në fund ishte epilogu përfundimtar i takimit.
Pas javës së 14-të, Juventusi mbetet në pozitën e gjashtë në tabelë me 26 pikë të grumbulluara.