Në Kosovë vjen goxha shpesh.
Por, vendbanim të përhershëm Arianit Besiri nga Mitrovica e ka Gjermaninë, që kur mërgoi atje si njëvjeçar, raporton Klan Kosova.
Vizitën e fundit në qytetin e lindjes e bëri këtë javë si kryetar i komunës Morbah. 31-vjeçari i fitoi bindshëm zgjedhjet për këtë post. Por këtë nuk e kishte pritur.
Në qytetin të cilin do e drejtojë vetë tani e tutje nuk është se ka numër të madh të shqiptarëve.
Megjithatë, mitrovicasi që filloi të merret me politikë në vitin 2021, pohon se u mbështet shumë nga gjermanët, 60.2 për qind e të cilëve ia dhanë votën.
Votuesve të tij përshtypje u bëri programi i tij për shëndetësinë.
Kjo është hera e parë që në historinë e shtetit evropian një kosovar menaxhon me një komunë gjermane. Mandati i Besirit në krye të Morbahut do të jetë pesëvjeçar.