Miratimi i Buxhetit nen për nen, reagon Bardhi: Buxheti i Shtetit ka prioritet financimin e aferave korruptive, ja 34 propozimet e PD që të jetë buxheti i qytetarëve

by Nexhat

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi deklaroi sot se grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend 32 amendamente për buxhetin e 2025, që siç tha ai “buxheti të jetë i qytetarëve dhe jo buxheti i mirëqenies së kryeministrit Edi Rama dhe një grushti njerëzish rreth tij”

“Me qëllim që Buxheti i Shtetit 2025 të mos jetë buxheti i mirëqenies së Edi Ramës dhe një grushti njerëzish pranë tij, por të jetë buxheti i qytetarëve dhe që siguron mirëqenien minimale të tyre, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar 32 amendamente”, theksoi ai. Bardhi ka shpjeguar edhe amendamentet e parashtruara nga PD

banner

REAGIMI I PLOTË I GAZMENT BARDHIT:

Buxheti i Shtetit është dokumenti më domethënës për të kuptuar nëse një qeveri punon për veten dhe një grusht njerëzish, apo punon për mirëqenien e gjithë qytetarëve. Për fat të keq, si çdo vit në këto 12 vjet keqqeverisje të Edi Ramës, Buxheti i Shtetit ka prioritet financimin e aferave korruptive dhe nuk ka prioritet hallet, shqetësimet apo garantimin e mirëqenies së qytetarëve.

Me qëllim që Buxheti i Shtetit 2025 të mos jetë Buxheti i mirëqenies së Edi Ramës dhe një grushti njetëzish pranë tij, por të jetë Buxheti i qytetarëve dhe që siguron mirëqenien minimale të tyre, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar 32 amendamente, si më poshtë:

  1. Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë – SALI BERISHA
  2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve – SALI BERISHA
  3. Caktimin e minimumit jetik 200 euro (20 mije leke) – FLAMUR NOKA
  4. Rritja e pensioneve 5-fishimi i fondit te propozuar (nga 1.6 ne 8 miliarde leke) – GAZMENT BARDHI
  5. Parashikimi i fondeve për bonusin e vitit 2025 për pensionistët – GAZMENT BARDHI
  6. Rritja e fondeve për ish- pronarët – OERD BYLYKBASHI
  7. Tre-fishimi i fondeve per ish te perndjekurit (nga 1.2 miliarde leke ne 4.2 miliarde leke). – GRETA BARDELI
  8. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te arsimit (rritje graduale me 1% cdo vit). – EDMOND SPAHO
  9. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te shendetesise (rritje graduale me 1% cdo vit). – TRITAN SHEHU
  10. Pezullimi i pagesave buxhetore per tre PPP-te ne shendetesi (pervec dializes). – ALBANA VOKSHI
  11. Shtimim e fondit prej 1 miliard lekë për qeset tumorale – ALBANA VOKSHI
  12. Shtimin e 0.5 miliard lekë për rimbursimin LMC – ALBANA VOKSHI
  13. Rritja me 10% e pagave te gjithe administrates publike (pervec pagave te drejtuesve te larte). – SORINA KOTI
  14. Rritja me 20% te pagave ne shendetesi. – SORINA KOTI
  15. Rritja me 20% te pagave te mesuesve dhe pedagogeve. – INA ZHUPA
  16. Kerkimi shkencor, fond te dedikuar prej 2 miliarde leke. – INA ZHUPA
  17. Rritja e fondeve te ilaceve te onkologjikut (10% te akcizave duhan alkol, jo me pak se 15 mln euro shtese). – ZHENI GJERGJI
  18. Rritja me 50% te fondeve per barnat e rimbursueshme (60 mln euro shtese). – ZHENI GJERGJI
  19. Rritja e transfertes se pakushtezuar per bashkite, nga 1% ne 1.5% te GDP-se (shtese 13 miliarde leke). – XHELAL MZIU
  20. Pakete mbeshtetese financiare per prodhuesit vendas 5 miliarde leke (kompensim nga shfuqizimi i euros). – JORIDA TABAKU
  21. 120 mln euro subvencione per fermeret, blegtoret dhe agroindustrine. – BLEDION NALLBATI
  22. Pergjysmimi i shp.operative te qeverisjes qendrore (pa cenuar shp jetike, sigurise dhe vendimet gjyqesore te formes se prere). – EMILIA KOLIQI
  23. Trefishimi i fondeve per mirembajtjen e rrugeve. – FLAMUR HOXHA
  24. Pagesë për paruket dhe materialete tjera të nevojshme për zonjat që vuajmë nga sëmudje të kancerit – NJË GRUP ZONJASH DEPUTETE TË PD
  25. Shtesë 3 miliard leke per te perballuar efektet financiare te pensionit te minatorëve – TRITAN SHEHU
  26. Pezullimin e pagesave për të gjitha PPP dhe koncesionit, dhe fondet të shkojnë për ndërtim shkolle, hapjen e nyjeve lidhese me autostradën Thumanë-Kashar, për programe mbështetëse për të rinjtë, për fëmijët, dhe për arsimin profesional – ANDIA ULLIRI
  27. Ndalimin e menjëhershëm të pagesave për inceneratorët që nuk ekzistojnë apo janë jashtë funksioni – LUAN BAÇI
  28. Shtimin e 500 milion lekë për të mbuluar kostot direkte që pacientet duhet të përballojnë gjatë trajtimit të tyre shëndetësor dhe mjekësor për logopedi, fizioterapi apo mbështetje psiko-sociale – ERALDA BANO
  29. Shtimin e 1 miliard lekë për një mbështetje konkrete financiare për studentët me të ardhura familjare të ulta, dhe sidomos të studentëve që vijnë nga familje që të adhurat i kanë në nivelet e pagës minimale, si dhe për të caktuar dhe paguar vlerën financiare të dietës ushqimore për mësuesit dhe punonjësit psiko-sociale që punojnë në distancë të konsiderueshme nga vendbanimi i tyre – ERALDA BANO
  30. Dyfishimi i fondit të bonusit të lindjeve për vitin 2025 në vlerën prej 4.5miliardë lekë dhe në vijim ky fond të indeksohet çdo vit në masën sa norma indeksit të çmimeve të konsumit – LINDITA METALIA
  31. Fondi i kontingjencës prej 5 miliardë lekë do tëshpërndahet si kompensim financiar ndaj banorëve pronat e të cilëve janë përmbytur ne vitin 1975 nga Hec  Fierzës – ISUF ÇELA dhe FLAMUR HOXHA
  32. Rritjen me 2.5 miliardë leke të buxhetit 2025 per Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me qëllim perballimin e kostove te punësimit të 2500 logopedëve për Femijët me Autizëm – ELDA HOTI
  33. Financimi nga të ardhurat e privatizimeve të ish të përndjekurve politik – BUJAR LESKAJ
  34. Shtimi i fondeve për të përndjekurit në masën jo më pak se 0.2 % e PBB – BUJAR LESKAJ.

Miratimi i këtyre amendameteve do të ishte shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve dhe interesit publik. Vota pro tyre është votë pro qytetarëve. Vota kundër tyre është voto për mirëqenien e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish, dhe votë kundër mirëqenies së qytetarëve

    banner

    Të ngjajshme

    This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

    Privacy & Cookies Policy