PDK mban tubim në Vjenë, Hamza i përshëndet pjesmarrësit nga Kosova: Faleminderit për mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin

by Nexhat

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza i ka përshëndetur nga Kosova bashkatdhetarët që u mblodhën mbrëmë në Vjenë të Austrisë.

Hamza shkroi në Facebook se i falënderon ata për mbështetjen dhe angazhimin për Kosovën.

banner

“Bashkatdhetarët në Austri 🇽🇰🇦🇹 Secilin pjesëmarrës në tubimin e mbrëmshëm në Vjenë, secilin bashkatdhetar, e falënderoj për mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin për Kosovën”, shkroi ai.

“Si në Austri, si kudo nëpër botë, mbështetja e vazhdueshme e bashkatdhetarëve për Kosovën, vendin tonë e bën çdoherë më të mirë. Kosova mundet ma mirë!”, shtoi Hamza.

Ai e anuloi udhëtimin për në kryeqytetin austriak pas situatës së krijuar së fundmi në vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy