Janë mësuar detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur këtë të diel në Ndroq të Tiranës, ku u ekzekutua me armë zjarri shtetasi Alfred Dedja.
Mësohet se viktima ndodhej i ulur në lokal me një mikun e tij, njëherazi edhe familjar i pronarit të lokalit.
Autori pasi ka hyrë në lokal ka shkuar në tavolinën që ndodhej Alfred Dedja dhe e ka qëlluar atë menjëherë me armë.
Pistoletën, autori nuk e ka nxjerrë në asnjë moment nga xhepi dhe ka qëlluar nga xhepi i xhupit.
Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje edhe dëshmitarët në lokal si dhe të njohur dhe familjarë të autorit Julian Gjoshi.
Një prej dëshmitarëve ka treguar se rreth dy orë para se të ndodhte vrasja e ka parë Julianin në zonë dhe e ka përshëndetur. Ky fakt dyshohet nga hetuesit se autori ka qenë më herët përgjatë zonës duke ruajtur lëvizjet e objektivit të tij
Viktima është qëlluar disa herë me armë, dy prej plumbave e kapën në trup.
Në vendngjarje është gjetur edhe një predhë, e cila është çuar në laborator për ekspertim./A2 CNN