Një hulumtim i KALLXO.com zbardhë se në kohën e Qeverisë Kurti- 1, një projekt i cili do garantonte siguri 10 ditore për furnizim me ujë industrial dhe ujë të pijes për rajonin e Prishtinës, ishte anuluar edhe përkundër se studime të fizibilitetit të Bankës Botërore rekomandonin investimin.
Banka Botërore, në vitin 2016, kishte rekomanduar një projekt i cili do të mundësonte ndërtimin e një rezervuari sigurie në afërsi të Prishtinës i cili do të garantonte që Termocentralet e Kosovës dhe sistemi i ujësjellësist në Shkabaj të kenë furnizim të pavarur dhe të sigurt nga liqeni i Ujmanit për të paktën 7 ditë
Mihaliqi, fshati afër Obiliqit ishte identifikuar si zonë ku mund të ndërtohej një digë, një rezervuar sigurie, një liqen shtesë artificial, i cili do të grumbullonte ujin i cili vjen nga Ujmani.
Në hulumtimin e KALLXO.com zbulohet se diga e Mihaliqit u anulua në vitin 2021, në kohën kur kryeministër ishte Albin Kurti, ndërsa Ibër- Lepenci qeverisej nga një Bord i përkohshëm i emëruar nga qeveria Kurti