Van Dijk tregon nëse ka arritur marrëveshje për kontratën e re

by Nexhat

Në fillim të kësaj jave, u shfaqën thashetheme se Virgil van Dijk tashmë ka rënë dakord për të nënshkruar një kontratë të re me Liverpool.

Megjithatë, kur u pyet për këtë nga media holandeze Soccer News, kapiteni këmbënguli se kjo nuk ishte e vërtetë

banner

33-vjeçari ka thënë se situata e tij asgjë nuk ka ndryshuar dhe nuk ka ndonjë marrëveshje për kontratën e re

“Të jem i sinqertë, jo. Nuk ka fare ndryshim,” tha Van Dijk.

“Nuk ka asnjë përditësim fare, nuk ka asnjë lajm për botën e jashtme. Pra, nuk kam asgjë për të ndarë fare. Nuk ka asgjë e vërtetë se ka marrëveshje për kontratë të re”, deklaroi Van Dijk.

Kontrata e Van Dijk skadon këtë verë, por situata e tij shihet si më pak e komplikuar në krahasim me Mohamed Salah dhe Trent Alexander-Arnold

Reprezentuesi holandez mund të largohet në verë pasi shumë klube kanë shprehur interesim për të nga Evropa si Inter, Juventus apo edhe Real Madrid.

Interesim për qendërmbrojtësin kanë shprehur edhe klubet arabe, megjithatë ai është i vendosur të qëndroj në futbollin evropian

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy