Bajrami – Rrustemit: Korrupsionin s’e mbulojnë as sulmet terroriste në veri, mos shpif – ti ke hedh gaz, por dikush ka dhënë jetë që unë e ti ta themi të vërtetën këtu

by Nexhat

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i replikoi deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi i cili për pothuajse të njëjtat akuza të opozitës për Qeverinë, e akuzoi po opozitën.

“Korrupsionin potencial me 2123 kontrata që e keni bë pa shpallje të tenderit, me negocim të drejtpërdrejtë nuk e mbulojnë as sulmet terroriste në veri dhe nuk e mbulon me asnjë shpifje që po mundohesh me e bë tidhe të gjithë eksponentët e Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk mundesh me e bë. Janë 2123 kontrata”, tha Bajrami.

banner

Nënkryetarja e LDK-së tha se nuk e ka nënshkruar asnjë kontratë njëburimore, ndërsa tha se deputetët e pushtetit kanë qenë kundër hetimit të të gjitha kontratave njëburimore.

“Mos shpif në tempullin e demokracisë, sepse, është e vërtetë, ti ke gjujtë gaz, por dikush ka dhënë jetë për me ardhë unë edhe ti edhe me e folë këtu të vërtetën”, tha ajo

Rrustemi tha se paraqitja e Bajramit në foltoren e Kuvendit është “konfirmim i implikimit të saj”.

Ai tha se “nuk ka korrupsion në Vetëvendosje”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy