“Bash mu m’ka thanë”, kryeministri përmendi portale e opinionistë, Gorani ironizon me deklaratat e Kurtit

by Nexhat

Në natën e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, kryeministri Albin Kurti nuk la pa sulmuar mediat. Ai tha se disa opinionistë e opozitarë, në mënyrë direkte e indirekte po i gëzohen asaj çka në Zubin Potok si dhe kërkoi që qytetarët të mos informohen nga disa portale. Deklaratën e tij, e komentoi analisti Dukagjin Gorani, duke thënë se “çdokush nga analistët ka të drejtë me besu që për të është kah flitet”, çka e cilësoi si sulm të drejtpërdrejtë dhe të pabazë nga ana e kryeministrit.

Kështu u shpreh Gorani në Pressing në T7, duke thënë se sulmi ndaj mediave “është i nisur nga motive të ulëta”.

banner

“Mënyra qysh kryeministri e ka formulu fjalinë, është qëllimisht e përgjithësume, pra aty nuk përmenden emra. Përmenden portalet dhe opinionistët në kontekstin e disave, mirëpo gjithkush prej neve mundet me marrë të drejtën me besu që saktësisht për të është kah folet”, tha Gorani.

“Pra unë sonte e marrë të drejtën me besu që bash mua më ka thënë”, u shpreh Gorani në Pressing.

“Ndërkohë, që unë asnjë send s’e kam thënë. S’kam qenë në gjendje me deklaru meqenëse edhe ka qenë vikend”.

“Çka pash prej kryeministrit ish dashtë që unë me u konsideru si një nga njerëzit e dyshuar që ose është ndërlidhë me këtë ose përmes sjelljeve të tij ka kontribu që diçka e tillë me ndodhë. Mendoj që është sulm i drejtpërdrejtë edhe ndaj meje, edhe i pabazë dhe është i motivuar i nisur prej motiveve të ulëta”, tha Gorani më tej.

“Sjellja e këtillë e kryeministrit është kah prodhon armiqësi kinse njerëzit që janë qytetarë të rëndomtë që kanë profesion e flasin prej qëndrimeve të veta private, janë duke u inkriminu…”, tha Gorani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy