Bernard Nikaj përfaqëson PDK-në në Kongresin e Internacionales Liberale, Memli Krasniqi zgjidhet nënkryetar joekzekutiv

by Merita

PDK njofton se për herë të parë, Partia Demokratike e Kosovës, e përfaqësuar nga Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, ka marrë pjesë si anëtare me të drejta të plota në Kongresin e Internacionales Liberale, i cili është zhvilluar në Santiago të Kilit.

Në këtë kongres, u zgjodhën strukturat e reja udhëheqëse, “ku kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u zgjodh nënkryetar jo-ekzekutiv. Ky është një vlerësim dhe nder i madh për PDK-në misionin e saj për promovimin e vlerave liberale dhe demokratike”, njofton PDK.

banner

“Gjatë kongresit, u ndanë përvoja dhe praktika të mira mes partive anëtare nga e gjithë bota”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy