E akuzoi qeverinë për djegien e IML-së, Haxhiu i bën thirrje Prokurorisë për ta intervistuar Kadrijajn

by Nexhat

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u akuzua nga deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj se janë ata që kanë djegur Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Ke premtuar që keni me e zbardh rastin e Astrit Deharit, pse nuk e keni zbardhur, i keni zhduk dhe i keni vjedh mostrat, e keni djeg Institutin e Mjekësisë Ligjore”, u shpreh Kadrijaj.

banner

Lidhur me këtë, Haxhiu i ka bërë thirrje Prokurorisë për intervistimin dhe marrjen si dëshmitare të Kadrijajt, për të zbuluar se kush e ka djegur IML-në.

“Unë menjëherë i bëj thirrje Prokurorisë që menjëherë dhe pa vonesa, ta thërras si dëshmitare, deputeten Time Kadrijaj, për të treguar se kush e paska djegur Institutin e Mjekësisë Ligjore. Sepse ekspertët e zjarrit po thonë që ka qenë defekt elektrik në pajisje, ndërsa deputetja e Kuvendit të Kosovës po thotë se e keni djegur ju. Prandaj mendoj se është tejet e rëndësishme për drejtësinë që deputetja të ftohet për intervistë”, tha Haxhiu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy