PD padit në SPAK Belinda Ballukun

by Nexhat

Partia Demokratike kallëzoi në SPAK zv/Kryeministren Belinda Balluku me argumentin se përmes një skeme korruptive i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 5 milionë Euro në projektin energjetik të KESH-it për impiantin fotovoltaik të digës së Zadejës.

“KESH-i e lidhi këtë kontratë 2-3 herë më të shtrenjtë sesa vlera reale e punimeve të saj, në gusht të vitit të kaluar. Belinda Balluku e ka miratuar projektin shtetëror për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës, duke vënë firmën në një projekt që doli në tender me vlerë 8.3 milionë Euro, kur ndërkohë, një projekt tjetër, thuajse binjak me këtë shtetërorin, u kushtoi investitorëve privatë jo 8 milionë Euro, por vetëm 3 milionë Euro”, deklaroi kreu i grupit të PD Gaz Bardhi.

banner

Më herët opozita e ka paditur në SPAK zv/kryeministren Balluku edhe për shitblerjen e energjisë elektrike, që sipas saj për 1 vit ka shkaktuar një dëm 180 milionë Euro.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy