Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale iu bën thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura, për të kontribuuar për sigurinë e vendit
Rama ka publikuar edhe linkun, ku të rinjtë mund të aplikojnë për të qenë pjesë e Forcave të Armatosurat ë Republikës së Shqipërisë
“Forcat e Armatosura hapin dyert për këdo që dëshiron të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit
Aplikimet mund të bëhen online në faqen zyrtare www.mod.gov.al/rekrutim, në seksionet e rekrutimit në qarqe ose në Qendrën e Personel Rekrutitmit pranë garnizonit “Skënderbej” në Rrugën e Dibrës, Tiranë🤝
#KrenarPërShqipërinë🦅♥️
#VetëmPërpara➡️🇪🇺 #SHQIPËRIA2030”, shkruan Rama