Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka numëruar me rend dështimet e Qeverisë Kurti.
Ai reagoi pas një deklarate që Kurti e tha në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës
“Albin Kurti, në seancë plenare tha: LVV nuk ka premtuar njohje të reja për Kosovën, por “Drejtësi dhe punësim””.
Por sipas Selmanajt të gjitha dolën të jenë mashtrime. “Kësaj qeverie, më së miri i përshtatet sllogani “PADREJTËSI DHE MJERIM”!”, ka shkruar Selmanaj në Facebook, duke numëruar dështime që Qeveria Kurti i bëri për 4 vite për drejtësinë:
– Tërësisht ka dështuar ta reformoj sistemin e drejtësisë;
– Ka dështuar me procesin e Vettingut;
– Ka dështuar me Këshillin Prokurorial;
– Ka dështuar me Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme;
– Bashkë me presidenten e kanë lënë tash e 3 vite vendin pa Kryeprokurore;
– Ka dështuar me ligje kundër kushtetuese të fushës së drejtësisë, të konfirmuara nga Gjykata Kushtetuese;
– Ka dështuar me Shërbimin Korrektues, për parandaluar arratisjet e shumta të të burgosurve;
– Ka dështuar në zbardhjen e rastit të Astrit Deharit!
– Ka dështuar në menaxhimin e institucioneve vartëse të Ministrisë së Drejtësisë, ku 3 herë u dogj Instituti i Mjekësisë Ligjore!
– Ka dështuar ta padisë Serbinë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Mos të harrojmë të gjitha këto kanë qenë premtime gjatë fushatës elektorale, por që dolën të jenë të gjitha MASHTRIME!
Në fund të mandatit kësaj qeverie, më së miri i përshtatet sllogani “PADREJTËSI DHE MJERIM”!