Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Florida të Amerikës, ku dyshohet se gruaja vrau burrin e saj nga Kosova, Pajtim Krasniqin, e më pas i dha fund edhe jetës së saj.
Për këtë pati një reagim edhe nga motra e të ndjerit, e cila po ashtu i kishte vënë gishtin kunatës.
Veç kësaj tani kanë dalë edhe detaje të tjera, ndonëse një postim u bë edhe nga ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Andi Artani.
Ai duket se kishte një miqësi prej shumë vitesh me Pajtimin dhe e njihte shumë mirë.
Në postimin prekës ndër të tjerash, Andi thotë se Sabina Dzaferovic, e kishte tradhtuar Pajtimin, e që më pas nuk ia kishte pranuar vetes ndarjen dhe kishte kryer aktin.