17
Pas prezantimit të programit në fushat e ekonomisë dhe shëndetësisë, LDK të martën do të shpalos programin politik “Rruga e Re” për kulturën, sportin dhe turizmin.
Siç thuhet në ftesën e tyre, “ky projekt synon ta transformojë kulturën, sportin dhe turizmin e vendit tonë, ashtu siç dhe e meritojnë qytetarët tanë”.
Ky prezantim do të bëhet nga ora 18:00, në Sallën e Kuqe të kryeqytetit.
Sipas LDK-së “ndryshimi po vjen edhe në kulturë, sport dhe turizëm”.