28
Është dorëzuar para gjykatës njëri nga të arrestuarit që dyshohet për sulmin në Zubin-Potok. Ai është dërguar para trupit gjykues si i dyshuar për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, që u arrestua të dielën mbrëma.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur granata dore, armë e municione. Me urdhër të prokurorit, atij i ishte caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve. Njëri prej të dyshuarve është dërguar në paraburgim ditë më parë. Tetë persona të tjerë që ishin arrestuar janë liruar.