Hamza në Ditën e Personave me Aftësi të Kufizuara: Aftësia e kufizuar nuk duhet të shihet si një kufizim, por si aftësi e ndryshme

by Nexhat

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka shkruar për personat me aftësi të kufizuar në Ditën Ndërkombëtare të tyre.

Ai tha se aftësia e kufizuar asnjëherë nuk duhet të shihet si një kufizim, por si aftësi e ndryshme.

banner

“Në përpjekjen tonë për ta bërë Kosovën më të mirë, secili do të përfshihet dhe do të ketë një rol. Ne do të krijojmë kushte që të sjellim në pah çdo potencial të fjetur, duke nderuar forcën dhe dinjitetin e çdo qytetari në shoqërinë tonë. Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe shpreh angazhimin tim të plotë për të krijuar një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të drejtë. Aftësia e kufizuar asnjëherë nuk duhet të shihet si një kufizim, por si aftësi e ndryshme”, shkroi Hamza në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy