I dyshuari për sulm në Ibër-Lepenc del sot para gjykatës në Prishtinë

by engel

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person të dyshuar në lidhje me sulmin e fundit që ndodhi në kanalin e “Ibër Lepencit”. I dyshuari J.V pritet të dal sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku do të vendoset për masat e mëtejshme ndaj tij.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale dje ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Kosovës janë kryer disa kontrolle në disa lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme dhe pajisje tjera.

banner

Lidhur me sulmin terrorist janë shoqëruar në stacionin policor 10 persona, ku dy prej tyre D.V dhe D.M janë ndaluar ku për personin D.V. është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe masa e paraburgimit është caktuar nga Gjykata për 1 muaj, kurse i dyshuari D.M nga Prokuroria është liruar në procedurë të rregullt.
Policia dhe organet e drejtësisë po vazhdojnë veprimet hetimore për këtë rast.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy