Karamuço: MATRIX përdorej shumë nga vrasësit me pagesë, përfshirë dhe shqiptarë

by Nexhat

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli këtë të martë në Now me Erla Mëhillin, në Euronws Albania, për thyerjen e rrjetit të komunikimit MATRIX

Ai tha se MATRIX ishte një shërbim i krijuar nga personazhe të krimit dhe për herë të parë u zbulua nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen me snajper të një gazetari holandez në vitin 2021

banner

Karamuço tha se janë gjetur 2.3 milionë mesazhe dhe servera dhe dihet se në 33 gjuhë të deshifruara gjatë hetimit konfirmohet se është përdorur dhe nga grupet kriminale shqiptare kryesisht nga vrasës me pagesë që e kanë deklaruar vetë jo vetëm në SPAK por edhe në prokuroritë e tjera.

“Vrasësit me pagesë e përdornin shumë sepse aty bisedonin të gjitha teknikalitetet, se si duhej të bëhej ekzekutimi, mënyrat e vrasjes, pikat e takimit dhe çdo element dhe detaj mbi porosinë e vrasjes”, tha Karamuço.

“Sigurisht do duhet kohë që të ndahen folderat për shtetet përkatëse. Nga thyerja e MATRIX do të zbulohen mesazhe që lidhen me krime të rënda, si trafiku ndërkombëtar i drogës, trafiku i armëve dhe pastrimi i parave”. Thyerja e MATRIX do të shkaktojë një tjetër tërmet sepse do të ketë informcione që do të trondisin shumë persona sepse do flasim për ngjarje të tmerrshme që kanë ndodhur në Shqipëri, për mënyrën si janë vrarë njerëzit, për mënyrën si janë zhdukur njerëzit ose si janë gjymtuar para se të zhdukeshin”, tha Karamuço.

Karamuço tha se shërbimi në MATRIX blihej me kriptomonedha për shkak se kështu nuk identifikohej përdoruesi.

Kujtojmë këtu se një ekip i përbashkët hetimor (JIT), që përfshin autoritetet franceze dhe holandeze, ka çmontuar një tjetër shërbim të sofistikuar mesazhesh të koduara, MATRIX. Për tre muaj, autoritetet ishin në gjendje të monitoronin mesazhet e mundshme të kriminelëve, të cilat tani do të përdoren për të mbështetur hetime të tjera. Infrastruktura për të ekzekutuar MATRIX përbëhej nga më shumë se 40 serverë në disa vende me serverë të rëndësishëm që gjenden në Francë dhe Gjermani, sipas Europolit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy