Kurti takohet sot me shefen e re të diplomacisë evropiane, Kaja Kallas

by engel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Takimet e ndara në Bruksel nuk do të zhvillohen në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, proces që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

banner

Takimet e ndara të Kallasit me Kurtin dhe Vuçiqin u konfirmuan të hënën nga zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Anita Hipper.

Ajo ka shtuar se sikur për sulmin në Banjskë, ashtu edhe në Zubin Potok, nevoitet bashkëpunim nga të dyja palët.

Kurti dhe Vuçiq në Bruksel do të zhvillojnë edhe takime të ndara me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Kosta. Më vonë ata do të marrin pjesë në një darkë joformale që Kosta do të organizojë me të gjithë udhëheqësit e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy