Deputeti i LDK-së, Lumbardh Salihu përmes një postimi në Facebook tregoi për mbështetjen e madhe që e mori në Olten të Zvicrës.
Bashkë me të parin e partisë, Lumir Abdixhikun dhe nënkryetarin Lutfi Haziri u treguan falënderues ndaj pritjes nga bashkatdhetarët që jetojnë në Zvicër.
“Diaspora me ndryshimin Pas një tubimi madhështor në Olten të Zvicrës, ku iu bë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit Abdixhiku dhe LDK-së, së bashku me nënkryetarin Lutfi Haziri, kemi zhvilluar dhjetëra takime me bashkatdhetarët që jetojnë në Zvicër.
Gjatë këtyre takimeve, kemi vërejtur një zhgënjim të madh me qeverinë aktuale dhe një shpresë të fuqishme se LDK mund ta bëjë ndryshimin e duhur.
Jemi shumë falënderues për gjithë këtë mbështetje.
Bashkë do ta bëjmë ndryshimin edhe pas 9 shkurtit.
#behundryshimi #Lumir2015 #LDK”.