Miliona investime në sport dhe kulturë, çfarë projekte shpalosi Lumir Abdixhiku sonte në Pallatin e Rinisë?

by Nexhat

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dhënë detaje për projektet që planifikon t’i realizojë në krye me të në Qeveri. Sonte para të pranishmëve, Abdixhiku në Pallatin e Rinisë, deklaroi se do të investohen 100 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Sportit në Bërnicë të Prishtinës. Investime tha se do të ketë edhe në kulturë e turizëm.

Abdixhiku tregon se prezentoi edhe “ndërtimin e 5 STADIUMEVE RAJONALE të kategorisë 3 dhe 4 të UEFA-s në Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Pejë e Prizren”

banner

Për Kulturën, Abdixhiku ka planifikuar “Ndërtimin e Teatrit të Operas dhe Baletit Dr. Ibrahim Rugova, në vlerë prej 25 milionë eurove; Ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar të Kosovës; Ndërtimin e Muzeut Bashkëkohor në vlerë prej 10 milionë eurove; Themelimin dhe ndërtimin e Muzeut të Paqes dhe Rezistencës dhe adoptimin e 10 Qendrave Multifunksionale në 10 qytete të Kosovës, në modelin e adoptimit të Bibliotekës ‘Hivzi Sylejmani’ në Prishtinë”, shprehet Abdixhiku.

Teksa për turizëm, premtoi 80 milionë euro investime në resortin modern turistik në Brezovicë e 50 milionë euro investime në resortin e Pejës.

“Kosovës i duhen ambicie të mëdha. Ambicie që bëjnë të ardhmen e na nxjerrin nga moçali i thellë i pështymave, ndarjes e propagandës”, deklaron Abdixhiku.

Detaje shtesë për këto projekte mund të lexoni më poshtë:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy