Ministria e Bujqësisë: Të gjithë krerët e shtetit ishin të ftuar në Darkën e Lamës, synimi ishte kremtimi i vitit të begatë për Kosovën

by Nexhat

Darka e Lamës e cila u organizua mbrëmë nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka nxitur reagime, kjo për shkak se aty nuk u pa presidentja Vjosa Osmani.

Nga Presidenca e Kosovës në një përgjigje për Telegrafin lidhur me mospjesëmarrjen e presidentes Osmani në këtë ngjarje, u shprehen se këtë vit presidentja këtë darkë e ka organizuar në SOS Fshatin e Fëmijëve në Kosovë.

banner

“Darka e Lamës, e iniciuar nga Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova është traditë të cilën Presidentja Osmani e ka vazhduar çdo vit, përfshirë sivjet më 26 tetor 2024. Çdo vit nderohen grupe të ndryshme, ndaj përgjatë kësaj pjese të mandatit të Presidentes Osmani, kjo darkë është shtruar për: trupin diplomatik, Policinë e Kosovës në kampin “Enver Zymberi”, banorët e Shtëpisë së të Moshuarve dhe më 26 tetor të këtij viti, me fëmijët dhe të rinjtë e fshatit SOS”, ka këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina

E nga ministria e Faton Pecit për Telegrafin kanë thënë se të ftuar në këtë ngjarje kanë qenë të gjithë krerët e shtetit, deputetët e ministrat.

“Të nderuar, ne kemi ftuar të gjithë krerët e shtetit, deputetët e ministrat siç parasheh edhe protokolli për evente të tilla. Është çështje e agjendës së gjithsecilit se sa e kanë pasur të mundshme pjesëmarrjen”, thuhet në përgjigjen e MBPZHR-së.

Tutje nga kjo ministri shprehen se janë të vetëdijshëm që Darka e Lamës është organizuar këtë vit nën patronatin e presidentes Vjosa Osmani.

“Jemi të vetëdijshëm që Darka e Lamës ka qenë e organizuar në këtë vit si çdo vit tjetër, nën patronatin e Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, mirëpo ideja e Ministrit Peci ka qenë që në vitin më të begatë të Kosovës në bujqësi, këtë ta organizojë edhe MBPZHR, si një nismë nacionale që kjo e kremtë të shënohet nga çdo institucion qoftë qendror ose lokal, si dhe në çdo shtëpi të qytetarëve me sofrat e mbushura me prodhimet tona vendore”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e tyre

Pjesëmarrës në darkën e Ministrit të Bujqësisë ishin kryeministri Albin Kurti, zyrtarë të ministrive, ambasadorë e përfaqësues të korporatave bujqësore. /Telegrafi/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy