Paçarizi: Veriu s’është pastruar nga bandat, ekziston “Mbrojtja Civile” (VIDEO)

by Nexhat

Sipas opinionistit Rrahman Paçarizi, veriu nuk është pastruar nga bandat. Ai thotë se ekziston “Mbrojtja Civile”.

“Veriu nuk është pastruar nga bandat, ekziston ‘Mbrojtja Civile’. Është organizim, sikurse mbrojtje territoriale. Nuk mund t’i shohësh që po funksionojnë, por janë funksionale. Kanë kontrata me Serbinë të gjithë policët, të gjithë zjarrfikësit, të gjithë ushtarët që e kanë lëshuar punën”, deklaroi Paçarizi.

banner

Ai tutje në “Rubikon” tha se veriu s’ka nevojë të çlirohet, por të integrohet, gjë që sipas tij s’ka ndodhur,

“Ka pasur një eufori të qeverisë Kurti, që e kemi çliruar veriun etj. Ato janë deklarata për efekte të politike të brendshme. Ne e dimë që veriu s’ka nevojë të çlirohet por të integrohet, integrimi nuk ka ndodhur”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy