Rumania s’pajtohet me vendimet e UEFA-së për të dhe për Kosovën, ankohet në CAS

by Nexhat

Federata Rumune e Futbollit ka njoftuar se do t’i sfidojë vendimet e UEFA-s duke u ankuar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) për ato që ndodhën në fund të ndeshjet me Kosovën.

Edhe pse e mori fitoren në tavolinë ndaj Kosovës, Federata Rumune s’u kënaq me kaq, pasi konsideron se mori gjoba të shumta e të panevojshme për ndeshjen që nuk përfundoi në fushën e blertë.

banner

Dardanët e lanë fushën pas thirrjeve raciste të tifozëve rumunë derisa rezultati ishte 0:0 në minutat shtesë, shkruan mediumi rumun “gsp.ro”, përcjell “Gazeta Express”.

UEFA ia dha Rumanisë fitoren me rezultat zyrtar, 3:0, ndërsa Federata Rumune u gjobit në total me 128 mijë euro

Ndër të tjera, shtëpia e futbollit evropian i detyroi “Trekolorët” që ta zhvillojnë një ndeshje pa praninë e shikuesve.

Ky dënim do të aplikohet në Ligën e Kombeve.

Dhe, rumunët kanë paralajmëruar se do të ankohen në CAS.

“Federata Rumune e Futbollit njofton se do ta sfidojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv vendimin e marrë nga UEFA pas incidenteve që ndodhën në ndeshjen Rumani – Kosovë, e zhvilluar më 15 nëntor 2024 në National Arena në Bukuresht. Loja nuk përfundoi në fushë pasi ekipi mysafir refuzoi ta vazhdonte lojën, më pak se dy minuta pa përfunduar ajo, në lojën shtesë. Referi u detyrua ta përfundonte lojën pasi priti afro një orë, gjatë së cilës ekipi rumun qëndroi në fushë. Federata Rumune e Futbollit thekson se tifozët rumunë e kanë pasur një sjellje të civilizuar gjatë lojës dhe ata u provokuan, ka shumë prova në këtë drejtim. Përmes kësaj qasjeje, Federata Rumune dëshiron ta mbrojë imazhin e futbollit rumun dhe të luftojë për respektimin e parimeve të ‘fair-play’”, shkruan në deklaratën publike të Federatës Rumune sot.

Presidenti i Federatës Rumune të Futbollit, Răzvan Burleanu, dënimin që e morën rumunët e konsideron si të rëndë dhe atë të Kosovës si të lehtë,

“Ne konsiderojmë se gjobat janë të larta. Kosova e ka shkelur parimin më të rëndësishëm në futboll, që ndeshja të luhet në fushën e blertë. Sidoqoftë, ekipi i Kosovës nuk u sanksionua. Në vend të kësaj, ne morëm gjoba dhe një sanksionim shumë të lartë”, deklaroi kreu i futbollit rumun.

Federata e Futbollit të Kosovës është gjobitur me 6 mijë euro për sjelljen e ekipit.

Edhe Kosova ka paralajmëruar ankesë në CAS për vendimin e UEFA-s.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy