Ujësjellësi në Mitrovicë thotë se uji vazhdon të mbetet ende i papijshëm

by Merita

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se impiantet për prodhimin e ujit janë duke operuar me kapacitet të plotë.

“Ju njoftojmë se Impiantet në Shipol dhe Balinc janë duke operuar me kapacitete të plota dhe trajtimi është duke u zhvilluar në kushte normale të punës”, thuhet në njoftim.

banner

Ujësjellësi sërish ka rikujtuar konsumatorët që uji mbetet i papijshëm dhe se të përdoret vetëm për higjienë.

Sipas njoftimit, kjo situatë do të zgjasë deri në raportim final nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKShPK).

“Deri në raportin final nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKShPK), uji mbetet i papijëshëm dhe mund të përdoret vetëm për higjenë”, thuhet tutje në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy