“Burgosjen e Salianjit do e çojmë në instancat ndërkombëtare”, Berisha: Po përgatisimin dosjen për Metën, e dërgojmë në Hagë, në komisionin antitorturë

by Nexhat

Kreu i PD-së Sali Berisha foli për akuzat e SPAK ndaj deputetit të PD-së Asllan Dogjani, për burgosjen e Ervin Salianjit dhe arrestimin e Ilir Metës

Menjëherë pasi Dogjani foli për akuzat ndaj tij dhe deklaroi se është me qëllim për të bërë pis PD, Berisha e cilësoi procesin politik. Ai tha se rasti i Ervin Salianjit dhe Ilir Metës do të dërgohen në Hagë

banner

“Nuk ka dyshim që është proces politik. Është bërë botërisht e njohur se drejtësia është një armë në duart e diktaturës. I tillë është rasti yt, shumë i rëndë rasti ndaj Salianjit. Rast të cilin do ta paraqesim në të gjitha instancat ndërkombëtare sepse ai është aty për të denoncuar krimin. I tillë është rasti i kreut të Partisë së Lirisë. Ne do të dërgojmë dosjen në Hagë. Do punojmë me PL për të dërguar dosjen e tij në Komisionin antitorturë të Gjykatës së Hagës. Ishte një keqtrajtim shtazor publik, një torturë publike. Me juristët më të mirë ai rast do t’i paraqitet të gjithë instancave si rast i hakmarrjes, i torturës publike, rast i pandodhur ndonjëherë”, deklaroi Berisha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy