Roza Lati ka folur hapur për lidhjen e saj dhe për jetën private, duke treguar se ndodhet në një moment të lumtur dhe të qetë.
Ajo ka deklaruar se ka gjetur “njeriun e duhur”, duke e përshkruar lidhjen me Xhonatan Islamin, si një periudhë të bukur të jetës.
Në pyetjet e bëra në ‘instagram’, Roza është pyetur për mundësinë e krijimit të një familjeje me partnerin e saj, ku ajo është shprehur me humor dhe sinqeritet, duke i shtuar:
“Ti e di që i dashuri im është 8 vjet më i vogël?”
Kjo përgjigje ka pasuar pyetjes në lidhje me mundësinë e një shtatzënieje, duke treguar se ajo dhe partneri po jetojnë momentet e tyre pa presion.
Në të njëjtën kohë, një tjetër koment i Rozës ka qenë se ata po bashkëjetojnë dhe po e shijojnë shumë kohën që kalojnë së bashku, duke e vlerësuar çdo moment të ndarë.
Ajo tha: “Ndihem mirë, jam e lumtur. Po shijojmë kohën që na ka dhënë Zoti, kaq mund të them…”